ALQU
Menu
  • Fillimifaqja kryesore
  • Rreth nesh
      • Misioni
      • Organizimi
      • Presidenti
  • Sherbimet
      • Agrikulture dhe ushqim
      • Bashkepunimi me partnere
      • Demokraci
      • Edukimi, shendeti dhe siguri
      • Konceptimi i bashkëpunimit
      • Mjedisi dhe infrastruktura
      • Parandalimi i HIV/AIDS
  • Projektet
  • Partneret
  • Foto Galeri
  • Video Galeri
  • Na kontaktoni
  • Home/
  • Dita e ndërgjegjësimit ndaj AIDS

Dita e ndërgjegjësimit ndaj AIDS

Albanian Life Quality Union ne bashkepunim me Digitalb, organizuan për herë të parë në Shqipëri me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Luftës kundër HIV/AIDS, një koncert bamirësie me këngëtarët më në zë të muzikës shqiptare. Mes tingujve të përzgjedhur të këngëtarëve pjesëmarrës në Top Fest, si Jonida Maliqi, Vedat Ademi etj,  ishin dhe Xhoi e Top Show, Grupi LuTus, Up Stream si dhe  dy aktorët e portokallisë Salsano Rrapi dhe Besart Kollaku. Presidenti i Albanian Life Quality Union Edmond Stojku, në fjalën e tij të hapjes së koncertit, pasi falenderoi kompaninë Digitalb, dha mesazhin e qartë, se sulmi më i mirë për Sidën është mbrojtja.

Sot “Lufto AIDS” nuk qe vetem thenia e dites 1 Dhjetor,por ishte sllogani i nje koncerti qe u organizua per here te pare ne Shqiperi! Ashtu si ne te gjitha vendet e botes, 1 Dhjetori edhe ne Tirane mori vlerat e nje dite kaq te rendesishme,ku njerezit me humanizem kujtojne vleren e jetes dhe rendesine qe meritojne t’u jepet te semureve me kete virus vdekjeprures.

Ndegjegjesimi ,sensibilizimi dhe humanizmi ishin themelet e punes se organizatoreve dhe kengetareve te cilet duke u bere pjese e nje akti bamiresie dhane mesazhet e para te nje lufte qe fillon duke u mbrojtur dhe duke u qendruar prane atyre qe kane nevoje.Albanian Life Quality Union dhe Digitalb ne bashkepunim me Organizaten Boterore te Shendetesise dhe Kombet e Bashkuara ,bene sot nje thirrje per t’iu bashkuar ne menyre simbolike personave te semure me AIDS. Ky koncert bamiresi erdhi shoqeruar me thirrjen qe te dhurohet ne menyre simbolike dicka,per te ndihmuar sado pak ne lehtesimin e semundjes. Perpara zhvillimit te koncertit u zhvillua nje panair ku nga 12 organizata te ndryshme u shperndane fletpalosje qe mirfilli realizuan nje mision te forte sensibilizues.

  • < Para
  • Tjetra >

© 2021 ALQU

  • Ndertuar nga E-Promotion
  • Kush Jemi
Go Top